Një video ku dëshmohet dhuna barbare nga fisi Rraja kundrejtë vëllezërve Bilbil e Jashar Maja është bërë virale në rrjet ditën e sotme.
Gjithçka nisi pasi vëllezërit Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores, kur grupi i dhunuesve mësyn lokalin dhe ata bëhen prehë e dhunës.
VIDEO nga ngjarja e shemtuar ne Kruje
Ndërkohë që grupi i ‘të fortëve’ Rraja ishin pajisur me shkopa gome, shkopa bejsboli por dhe armë, ata kanë rrahur dhe gjakosur deri sa ka humbur ndjenjat Jashar Majën.
Ajo që bën përshtypje është se e gjith skena +18 është filmuar nga celulari i një prej anëtarëve të bandës. Nga pamjet dëgjohet se personi që regjistron me një aparat celular, është edhe “kryetari” i bandës së dhunuesve, ai që jep urdhëra se si duhet të qëllojnë dhe kur të ndalojnë.
Nuk dihet identiteti se kush e ka filmuar këtë video dhe kush e ka shpërndarë, por padyshim këto pamje të rënda janë një provë e pakundërshtueshme për policinë kundrejtë kësaj situatë të paprecedentë.
Nga ana tjetër kujtojmë se nga sa identifikohen nga video e shpërndarë burri me bluzë të zezë dhe me shkop bejsbolli në dorë dhe qëllon Bilbil Majën që ka rënë pa ndjenja në verandën e lokalit është djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja
Ndërsa personi i veshur me të bardha që në njërë dorë ka pistoletën dhe me tjetrë qëllon me grusht në fytyrë Bilbilin është Flamur Rraja. Mes dhunuesve është dhe një burrë i veshur me bluzë të zezë, i identifikuar si Xhelali, vëllai tjetër i deputetit Rrahman Rraja.
Policia bëri të ditur dje se në Komisariatin e Krujës kishte shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, (vëllain e deputetit) dhe Përparim Rraja (kushëririn e deputetit) që kishte licencën e gurores, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.