“O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës”, flet një nga të dhunuarit: Kërkoj drejtësi! Na sulmuan dhe ofenduan çnjerëzisht, s’u kemi borxh

Date:

- Advertisement -

Pas dhunës barbare nga fisi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ka folur për News24 dhe BalkanWeb i plagosuri Jashar Maja.

Ai ka deklaruar se kanë qenë duke pirë kafe bashkë me kushëririn e tij, Bilbil Maja, në momentin që u sulmuan. Ai kërkon drejtësi nga shtetit, ndërsa thotë se nëse autorët nuk marrin dënimin e merituar, do të bëjë vetëgjyqësi.

“Ishim duke pirë kafe me kushëririn kur na sulmuan. Po bisedonim që plasjet e minave të jenë më të buta. Dy minuta pas kësaj bisede erdhi fisi Rraja e na sulmoi, me shkopinj bejsbolli. Na dhunuan e ofenduan në mënyrën më çnjerëzore. Nuk i njihja personat që na dhunuan, e mësova sot në media.

Unë kërkoj drejtësi nga shteti për këtë ngjarje që ndodhi. Nëse shteti nuk bën drejtësi, do të bëj vetëgjyqësi. Nëse nuk jepet dënimi i merituar do të bëj vetëgjyqësi. O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës, nuk i kam borxh. Unë kam dëmtime në shumë pjesë të trupit. Djali i xhaxhait tim ka më shumë dëmtime se unë”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...