“Djali ka shkuar në 12 shtete për 5 javë”, po ju do i merrnit me vete fëmijët nën 1 vjeç si Vlashenti dhe Dojna?

Date:

- Advertisement -

Vlashent Sata dhe Dojna Mema janë pa diskutim një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Vitin e kaluar ata u bekuan me Nolan Sol, djalin e tyre të parë i cili ka sjellë shumë dashuri dhe bekim në jetën e dy prindërve të rinj. Mirëpo edhe pse nuk ka mbushur akoma 1 vjeç, Nolan duket se po shijon jetën e turistit pasi siç tregoi babi Vlashenti sot ai ka vizituar plot 12 shtete për 5 javë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, këngëtari ka ndarë detaje nga edicioni i radhë i festivalit ZAFest në Shkodër, i cili ndryshe nga eventet e tjera muzikore nuk bëhet për të kënaqur masën.

“Është viti i shtatë. Artistët që marrin pjesë janë niveli më i lartë i performancave që kemi pasur ndonjëherë. Janë disa që nuk njihen shumë në Shqipëri duke qene se ne bombardohemi nga gjëra që janë më shumë komerciale. Këta janë përgjithësisht kantautorë. Për shembull, Isabel Sorling është një vajzë që ka fituar një festival si Grammy Award për jazz-in në Francë, është një zë që i ngjason shumë Bjork, është suedeze. Gala Dragot ka fituar The Voice Kids në Belgjikë, njihet, është artiste fantastike. Janë shumë artistë interesantë.”-rrëfeu ndër të tjera ai.

Këngëtari i njohur foli gjithashtu për udhëtime familjare, madje dhe me Nolanin e vogël i cili është një fëmijë shumë social dhe përshtatet me të gjithë. “Ne jemi gjithë kohës bashkë. I vetmi udhëtim që nuk kemi bërë bashkë ka qenë New York-u për një koncert në maj. Ishte i vetmi koncert që nuk i mora, sepse ishte një kohë shumë e shkurtër. Nolan është një fëmijë që ka bërë 12 shtete në një muaj, në 5 javë. Ne kemi lëvizur me makinë në të gjithë Europën, është shumë social. Është një fëmijë shumë i mbarë dhe jam i bindur që në ZaFest do të socializohet me të gjithë.”

Po ju do udhëtonit me një fëmijë kaq të vogël gjatë gjithë kohës?

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...