“Wizz Air”, vazhdon ende zvarritjet për qytetarët dhe ankesat ndaj kësaj kompanie nuk kanë fund. Së fundmi një denoncim vjen për shtyrjen e orarit të nisjes së fluturimit të avionit. Konkretisht linja Tiranë-Bolonja ka pasur dy fluturime sot dhe asnjëra nuk është nisur.
Sipas denoncimit, orari i fluturimit është shtyrë në momentin e fundit. Udhëtarët që kanë pasur fluturimin në orën 12 ende nuk janë nisur dhe po presin në stola, ndërkohë që i janë shtuar edhe ata që kanë pasur fluturimin në 15:30.
Denoncimi:
Wizz air vonesa edhe për linjën Tiranë-Bolonja. Kishin fluturimin për në orën 3 e e gjys dhe ua kanë shtyrë për në orëm 5. Ndërsa akoma sjanë nsiur ata që kishin një tjt fulurim më orën 12. Dhe të gjithë po presin grumbull në stola.