Ilir Daja po vazhdon që të tregojë sesa i vlen lëkura në Europë. Trajneri i Ballkanit ka arritur një tjetër rezultat historik, këtë herë duke fituar me Ludogorest me shifrat 2-0. Kundërshtarët janë me shumë peshë në Europë dhe kushtonin 40 milionë euro.
Përtej shifrave, rezultati foli në favor të Ilir Dajës. Ajo që e bën më të bukur suksesin e Dajës është fakti se trajneri i jep përparësi talenteve vendas, atyre shqiptarë. Nëse shihni formacionin titullar kundër Ludogorest, shihni se të gjithë janë futbollistë shqiptarë. Vetëm Kuç në mesfushë vjen nga Mali i Zi, megjithatë mesfushori që luan një rol kyç te Ballkani ka treguar se edhe ai ka origjinë shqiptare. /Sport Ekspres/