“Paguhem 3 mijë euro”, stjuardesi shqiptar tregon si e ngacmojnë pasagjeret

Date:

- Advertisement -

Erland Murraci, i cili punon stjuardes në Dubai ka folur sot rreth punës që bën.

Në një intervistë për Euronews Albania, stjuardesi tha se pagesa për këtë profesion në Lindjen e Mesme është 3 mijë euro.

“Aty ku jam unë është diku te 3 mijë euro. Kjo është rroga totale që ne marrim. Ka një ndarje më pas, rroga bazë, transport.
Varet shumë edhe nga orët e fluturimit, se ne kemi një sistem që kur ti kërkon të marrësh më shumë fluturime, apo të marrësh pushime, vlera ndryshon. Për këtë profesion rrogat janë më të larta në lindjen e mesme. Në fillim unë kam pasur punë tjetër. Por atje pash njerëz në rradhë 2-3 mijë veta, unë u zgjodha”,-tha stjuardesi Erland Murraci.

Ndër të tjera ai tregoi edhe rastet kur në punën e tij është ndjerë i ngacmuar nga pasagjeret, të cilat ka pasur raste që i kanë kërkuar numrin.

“Kam pasur një pasagjer që piu edhe shumë alkool dhe sa herë që donte të bënte porosi priste të kaloja unë. Shumë pasagjerë vijnë gjysmë të dehur. Ka pasur raste që më kanë kërkuar edhe numrin, nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe, se ka pasur raste edhe që më kanë marrë numrin e nuk më kanë shkruar”,-tha stjuardesi shqiptar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...