Është identifikuar nga policia e Selanikut, autori që vrau me armë zjarri 50-vjeçarin shqiptar pranë një karburanti.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme, teksa sipas mediave greke, policët kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis, por nuk e kanë bërë publike për mediat.
Për shqiptarin deri më tani bëhet me dije se është një person me precedentë penalë dhe i njohur për Policinë greke.
Viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi dhe më pas janë përleshur.
Më pas 50-vjeçari shqiptar ndodhej në karburant për të furnizuar makinën, ndërsa në rrugën kryesore kishte ndaluar makina e autorit i cili vrau shqiptarin.
50-vjeçari shqiptar mori 3 plumba në kraharor dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.