Në pikun e sezonit kur zonat turistike janë të mbushur plotë me turistë në vendin tonë sheh vetëm çudira dhe skandale. Lumi i Shalës është një destinacion që vizitohet shumë nga turistët e huaj, por prej 4 ditësh ata nuk lejohen të hyjnë dhe kanë mbetur në mes të rrugës. Një qytetar ka denoncuar se policia në Lumin e Shalës nuk leojnë anijet të kalojnë. Shkak për këtë është bërë se disa anije lundrojnë në lumin Drin pa dokumentacion.
Policia e Shtetit u kërkon licencë dhe patenta. Shumica e këtyre personave që bëjnë transportin me varka të turistëve tregojnë se kanë marrë patentat, duke bërë edhe kurset e nevojshme.
Problemi qëndron, sipas operatorëve, tek licenca që duhet t’u japin institucionet. Ka 2 vite që nuk ua japin. Njëherë i përcjellin, njëherë u thonë që nuk ua japim dot me varkat që keni.
“Përshëndetje JOQ kena shum nevoj me na ndihmu me kete lajm.. Kemi 4 dite qe jemi te bllokuar ne Lumin e Shales..dhe si me dekumentacion te rregullt si pa dekumenta asnje zgjidhje sna jep shteti..sot kan dal disa banore duke potestuar disa te tjer nk mund te shkojn atje as Po paten rast vdekje..ju lutem postojeni”, shkruan një qytetar.
Ndërsa policia nuk i lejon qytetarët të ikin nga shtëpitë e tyre as me varka të vogla dhe as me të mëdha, edhe nëse kanë raste emergjente apo fatkeqësi. Por, banorët e zonë të cilët edhe e kanë si burim të ardhurash punën me varka, shprehen në denoncimin e bërë se policia nuk i kontrollon dhe të lejojë kalimin e atyre që kanë dokumente të rregullta. Si rrjedhojë vendasit janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar edhe tunelin.
Si pasojë kanë mbetur në mes të rrugës turistë që udhëtojnë me ditë të tëra për të vizituar Lumin e Shalës. Shihet që situata është shumë e rënduar për shkak se janë edhe vendasit që protestojnë, por edhe policia që nuk lejon askënd të kalojë.