Policia greke është në kërkim të dy personave që ekzekutuan dje Orhan Bajramin-Oki, në Sani Vilas të Hanioti.
Deri më tani bëhet e ditur se dy persona të maskuar me motor, dje rreth orës 3:30 të mëngjesit i janë afruar vilës në Hanioti, të cilën Oki e kishte marrë me qira së bashku me shokët e tij dhe kanë qëlluar të paktën 19 plumba, duke vrarë Oki-n dhe një nga shokët e tij i shtruar në spital i plagosur rëndë, 45-vjeçar Sead Slezoviç.
Greqi, ekzekutohet biznesmeni i kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup, plagoset miku i tij
Viktima Orhan Bajrami-Oki, paraqitet si pronar kazinoje, i përfshirë edhe në biznese të tregtimit të pijeve alkoolike. Mediat vendase raportuan se ai është kreu informal i grupit kriminal “Duqangjik”.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar dje se ambasada në Athinë ka kontaktuar me institucionet kompetente greke dhe policinë në Selanik, nga ku kanë konfirmuar se në Sani Vilas të Hanioti dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.