Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe 5 persona u plagosën.
Hoxha tha se Fatjon Murati, i cili dyshohet se ishte objektivi atentatit, ka udhëtuar jashtë vendit në muajin dhjetor të vitit 2022 dhe është kthyer në Shqipëri më 6 mars.
Hoxha thotë se gjatë kësaj kohe, ndaj Fatjon Muratit gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest shëtpie”, por pavarësisht kësaj ai ka lëvizur lirshëm pa u ndaluar nga Policia.
Gazetari thotë se atentati i mbrëmshëm ka qenë një mesazh i qartë për grupet rivale kriminale, ndërsa e lidh atë me një tjetër ngjarje të rëndë ku mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dhe Brilant Martinaj.
“Fatjoni është larguar nga Shqipëria në fund të dhjetorit dhe ka ardhur në Shqipëri më 6 mars. Gjatë kohës që ka qenë në “arrest shtëpie” ai nuk ka qenë në shtëpi. Edhe sikur të ishte në burg, do kishte ndodhur kjo ngjarje. Është zinxhir, kjo ngjarje kanë vite qe ndodhin dhe do të ndodhin. Sot një skuadër vrasësish janë të lirë dhe janë në rrezik serioz për jetën e çdo qytetari. Mënyra se si kanë hapur zjarr, vetëm në ’97 ndodhnin gjëra të tilla. Kjo ngjarje ka një mesazh, vitin e kaluar u vra Brilant Martinaj, që është se do iu shfarosim dhe nuk do të falet askush. Policia shkon pret fijet e kamerave. Kamerat nuk vihen për të ndjekur veprimet e policisë, ato vihen që ata të mbrohen nga kundërshtarët e tyre. Isha në Shkodër, direk më erdhën aty, hoqa kapelën më lanë, lere se kush po merret me atë.” , tha Hoxha në emisionin “Opinion”.