U vra nga bashkëshorti mbrëmjen e djeshme, Luiza Mullalli është viktima 46-vjeçare

Date:

- Advertisement -

Personat në foto janë Luiza Mullalli, 46 vjeçe dhe Gjergji Mullalli 55 vjeç. Dyshja ishin burrë e grua, por në proces divorci. Mbrëmë, Gjergji vrau në fshatin Zemblak të Maliqit, Luizën. 46 vjeçarja Luiza Mullalli jetonte në banesë se bashku me fëmijët e saj ndërkohë që bashkëshorti nga dita e marrjes së urdhrit të mbrojtjes jetonte në banesë tjetër dhe mbrëmë ka gjetur rastin për të vrarë Luizën.

Gjergji ka kryer krimin e rëndë dhe më pas e ka hedhur trupin e viktimës në një gropë septike, pas shtëpisë. Që nga muaji nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës. Arsyet e krimit të rëndë, po sipas nënës së 46-vjeçares ishin konfliktet mes çiftit, teksa i ati i viktimës tha se viktima ishte njeri i alkoolit, ndërsa shtoi se policia e kishte thirrur disa herë 47-vjeçarin, por nuk e kishte proceduar apo ndaluar.

Prindërit e Luizës u shprehën se Gjergji e dhunonte gruan e tij, madje një herë ka tentuar dhe ta mbysë. Lidhur me ngjarjen, pritet dhe ekspertiza mjekoligjore për te verifikuar shenjat në trupin e viktimës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa çifti ka lënë pas 3 fëmijë të cilët ndodhen në kushte të rënda psikologjike. Mësohet se ka qenë djali i viktimës i cili ka njoftuar në polici, pasi nuk e ka gjetur nënën e tij në shtëpi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...