Një mesazh dashurie shkak për ngjarjen tragjike të Maliqit

Date:

- Advertisement -

Të shtunën në mbrëmje vendi ynë u trondit nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Zëmblak të Maliqit.

Shtetasi Gjergj Mullalli vrau gruan e tij Luiza Mullalli me kallshnikov dhe trupin ia hodhi në gropën septike të banesës ku jetonin. Pas kësaj ai u arratis dhe qëndroi i fshehur në një banesë të fshatit deri ditën e nesërme ku në një përplasje me policinë vrau veten.

Çifti Mullalli që ishin prindër të 3 fëmijëve, 2 vajza dhe 1 djalë, kishin probleme të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe ishin në proces divorci. Madje 46-vjeçarja ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar prej tij pasi ai ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj saj.

Së fundmi është zbuluar se problemet për çiftin Mullalli kanë nisur në muajin korrik të vitit 2018 kur njëra prej vajzave kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit. Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti 5-vjeçar që përfundoi me 2 viktima.

Që atëherë Luiza kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj bashkshortit të saj dhe së fundmi kishin nisur procedurat për divorcin. Me datën 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e rradhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023.

Por kjo seancë nuk ka më asnjë objekt e arsye për t’u zhvilluar pasi asnjëri prej bashkëshortëve nuk jeton më.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...