Reperi i njohur kosovar MC Kresha është përballur më një të papritur në koncertin e tij të fundit. Në një video të publikuar në rrjete sociale MC Kresha shihet më një shkrepëse në dorë, me të cilën në fakt e kishte goditur një nga publiku.
Në atë moment ai u drejtua fansave të tij. “Nëse mendoni që kemi ardh për të kënduar me pare, kena ardh pa pare me ju knu. Faleminderit”. Më pas MC Kreshta largohet nga skena.
Goditja e artisteve në skenë teksa performojnë siç duket është kthyer në problem në mbarë botën, kujtojmë këtu rastin e Cardi B si dhe të Bebe Rexhës.