“Na vrau, avash të kam vëlla”/ Vijon shembulli i keq në rrjetet sociale, mbi 300 km/h në tunelin e Kalimashit

Date:

- Advertisement -

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në rrethrrotullimin e TEG-ut ku tre të rinj humbën jetën, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Pavarësisht thirrjes se promovimi i qarkullimit me shpejtësi në rrugë në rrjetet sociale duhet të ndalet, kilometrazhi mbi 200 vazhdon të jetë prezent në instagram dhe tik tok.

Së fundmi janë dy të rinj që kanë postuar videon nga tuneli i Kalimashit, ku ecin me mbi 300 km në orë me një mjet luksoz. Madje në një moment për pak sa nuk shkaktohet përplasja e dy makinave. Videoja është postuar nga një reper i njohur nga Lushnja në rrjetet sociale.

JOQ, gjithmonë ka bërë thirrje që këto video të shmangen dhe të mos promovohen në rrjetet sociale, pasi ndiqet si shembull nga të rinjtë.

Nuk janë të pakta videot, ku shpejtësia tashmë është kthyer në sfidë në vend që të kthehet në ndërgjegjësim.

Video: https://fb.watch/jgsY5tHJG3/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...