“Unë e njoh personalisht”, ish-drejtori i Policisë flet për Fatjon Muratin: Ka histori në Tiranë dhe Dibër ku janë zhdukur shumë persona

Date:

- Advertisement -

“Fatjon Muratin unë e njoh personalisht. I kam njohur dhe të atin ndjesë pastë, një biznesmen i ndershëm i ardhur nga veriu i Shqipërisë, nga Kukësi, njeri punëtor. Djali ka lundruar në botën e sportit të rëndë, kriminalitetit. Ngjarja e tre ditëve më parë në Don Bosko tregon shumë.”

Kështu është shprehur ish-drejtues i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, mbrëmjen e sotme duke komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë dhe i mori jetën banakieres 58 vjeçare dhe la të plagosur pesë persona të tjerë.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Prençi ka thënë me bindje se objektivi i atentatit ka qenë Fatjon Murati. Sipas tij, ky shtetas është përfshirë në histori droge në Tiranë dhe në Dibër dhe ka shumë persona që janë zhdukur si rrjedhojë e kësaj historie.

“Së pari është ngjarje terrori sepse personat e përdorur në ngjarje janë të grupeve kriminale të fuqishme që kanë mes tyre larje hesapesh por në këtë rast si duket profesionistët nuk janë gjetur dhe ata që kanë shkuar për të bërë ngjarjen kanë qenë amatorë. Nuk kanë identifikuar sa dhe si duhet objektin për të cilin kanë shkuar. Amatorë kanë filluar të shkrepin automatikun, njëri i bllokuar.

Edhe me një automatik,100 vete të kesh në lokal i vret.Por ata nuk kanë pasur të dhënë të sigurta për objektin të cilin janë nisur. Kjo ngjarje që është kthyer në ngjarje terrori ka pasur objekt Fatjonin. Absolutisht Fatjoni ka qenë objekti. Ka një histori shumë të gjatë Fatjoni me drogën në Tiranë dhe Dibër. Janë njerëz të humbur dhe zhdukur që nuk dihet ku kanë nam e nishan.”

Më tej, ish-drejtori i Policisë thotë se e sheh këtë ngjarje si një mesazh të kundërshtarëve për Fatjon Muratin, për të treguar se ata janë aty dhe do të hakmerren.

“Problemi është se personat që e kanë organizuar janë persona të grupeve të fuqishme kriminale që kanë pasur për të dhënë një mesazh ose të kemi përballë dhe na ke përballë se na ke dëmtuar dhe nuk të lëmë, ose kanë angazhuar njerëz amatorë dhe kanë dështuar në realizimin e qëllimit për të cilin kanë shkuar.

Nuk e fajësoj policinë se e ka kapur Fatjonin. Një person që lirohet kaq shpejt do të thotë se drejtësia ose është nën presionin e politikës ose grupeve të fuqishme kriminale”, u shpreh Shemsi Prençi./newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...