Tirana humbi dje 0-2 me Besiktas në “Air Albania”, me sfidën që vlente për ndeshjen e kthimit në turin e dytë kualifikues të Conference League.
Video nga tifozet e dy skuadrave
Bardheblutë u eliminuan pas këtij 90 minutëshi, teksa sfida në kryeqytet nisi me 14 minuta vonesë.
Për këtë u kujdesën ultrasit e Besiktas. Të ardhur nga Turqia në numër të konsiderueshëm, tifozët e Besiktas ndezën flakadanë dhe i hodhën në fushë dhe në tribunën ku ishin tifozët e Tiranës.
Kaq ka mjaftuar që tifozët bardheblu të kundërpërgjigjeshin, me sigurinë dhe forcat speciale të policisë që u futën në fushë dhe tribuna.
Pas qetësimit të situatës, ndeshja vijoi për fitoren e miqve. Dueli mes ultrasve nuk do mbaronte pas 90 minutave. Këtë herë kanë qenë tifozët e Tiranës që kanë prituar ata të Besiktas. Pas duelit, në rrugët e Tiranës ka pasur kaos, përplasje dhe frikë.
Dy grupimet janë përplasur me sende të forta.
Në videot më poshtë duket edhe përplasja mes tyre, duke mos munguar as karriget. Tifozët e Tiranës duket se kanë marrë “hak” dhe i kanë prituar ata të Besiktas jashtë stadiumit. Për fat nuk ka asnjë të lënduar nga përplasjet mes tyre.