Arben Kurmeka, personi që shihni në foto është 52-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në Durrës.
52-vjeçari humbi jetën pasi nga kamioni me të cilin po punonte kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë.
Për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta kanë reaguar shumë familjarë e miq të afërt. Ata e cilësojnë Kurmekën si një njeri punëtor, energjik e plot vullnet i cili emigroi që i ri në Greqi e Gjermani dhe u kthye në Shqipëri për të çelur sipërmarrje e biznese.
Por për fat të keq ai humbi jetën duke punuar.