Në ditët e sotme në Shqipëri, i gjithë bregdeti është i zaptuar nga bizneset që sa vijnë e shtojnë çadrat e shezlongët e tyre, e të gjesh një plazh publik është luks.
Por edhe kur e gjen, shteti thjesht është tallur me ty pasi as plazh nuk mund të konsiderohet.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të tillë në plazhin e Spillesë. Ai thotë se edhe pse Spilleja ka mbi 2 mijë banorë, plazhi publik që iu ka caktuar shteti është një turp i madh.
Kjo pasi hapësira është shumë e vogël, ku mezi mund të vendosen 15 çadra, ndërkohë që banorë janë më shumë. Ai thotë se për aq banorë sa ka Spilleja, minimuni i hapësirës së plazhit duhet të ishte 50 metra gjerësia, por kjo nuk ndodh.
Epo mund të shihet fare qartë se për kë ka menduar shteti më së miri…
Denoncimi i qytetarit:
Ju lutem a mund ta shperndani pak kete foto esht qendra e spillese dhe shikojeni sa plazh publik ka. Hapsira publike qe i takon fshatit spille. Ju lutem mos permendni emra. Jetoj ne spille Spilleja Esht mbi 2’mije banor. Ajo Esht pjesa e rruges qe te con ne spille dhe normalisht duhet te kesh shum plazh publik. Aty vetem 15 cadrà mban ajo pjesa e vogel e plazhit publike. Spilleja minimalisht aty ku kam qarkuar duhet te jet 50 metra e gjere. Hapsira publike ato kan len pak fare. /JOQ