“4000 lekë bileta për te koncerti i Noizyt, s’kishte organizim dhe disa u asfiksuan duke pritur në radhë”

Date:

- Advertisement -

Rigels Rajku i njohur ndryshe për publikun si Noizy, ka mbajtur sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë një koncert. Mirëpo në këtë koncert ka pasur pakënaqësi nga personat që kanë zgjedhur të marrin pjesë si spektatorë.

Një vajzë shkruan për JOQ se sot, ajo, por jo vetëm, kanë qëndruar prej 3 orësh në radhë, duke u shtyrë dhe shtypur për të parë koncertin. Vajza thotë se ky koncert nuk kishte aspak organizim, pasi nuk kishte orientim dhe se policët nuk linin njerëzit të kalonin për të parë koncertin.

Qytetarja thotë se kishin bërë check in për të shmangur vonesat, por përsëri është krijuar radhë. Denoncuesja thotë se ka paguar 4000 lekë biletën, por kanë pritur 3 orë për t’u futur për të parë koncertin.

Qytetarja:

Dua të ndaj ekperiencën time dhe të shumë njerëzve, që prej orës 6 në radhë duke u shtyrë dhe duke u shtypur dhe raste të fikësh ose asfiksimi. Organizimi më i keq i provuar ndonjëherë në ndonjë koncert. Asnjë orientimi dhe policët që nuk linin njerëzit sepse kështu e kishin urdhrin. Kishim bërë dhe check in para Që të shmangim vonesat. Por po shpreh pakënaqësinë si një qytetare e cila ka qenë pjesmarrëse tek koncerte të tjerja të organizuara në tiranë. Kam paguar 4000 biletën. Nga ora 6-9 për tu futur brenda. Ndërhohë që slejohen nën një moshë e caktur, dhe biletat shiteshin pa u patur fare parasysh ky kriter.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...