Denoncimi: “Si na vodhën te koncerti i Noyzit me shiritat e dorës dhe çipin”

Date:

- Advertisement -

Pranë redaksisë sonë kanë mbërritur një numër i madh pakënaqësish nga koncerti i Noizyt i mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ngjarje kjo e sponsorizuar fort edhe nga Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Ankesa më e fundit ka të bëjë me një denoncim serioz në lidhje me abuzimin financiar që ka ndodhur ndaj atyre që vendosën të shkonin në koncert. Një qytetar i pranishëm ka denoncuar pranë redaksisë sonë se në rast se dëshiroje të blije diçka, stafi të pajiste me një shirit dore të pajisur me një çip të cilin e çekoje dhe e mbushje me lekë, ku minimumi i mbushjes ishte 15 mijë lekë të vjetra.

Por për këtë veprim stafi i mbante çdo personi një komision prej 1500 lekësh të vjetra. Jo vetëm kaq, por nëse merrje për shembull një ujë dhe dy kanoçe birrë, të ngelnin në llogari 1500 lekë të vjetra të cilat të digjeshin pasi asgjë nuk mund të blije me to.

Qytetari e quan këtë një vjedhje të hapur duke shtuar edhe faktin se nuk i dhanë asnjë faturë. Nuk dihet ndërkohë se ku ka përfunduar Delina Ibrahimaj të cilës po i bëjnë evazion fiskal në mes të Tiranës.

Në vijim do të gjeni denoncimin e plotë të qytetarit:

Pershendetje JOQ, nqs doje te blije diçka, te jepnin nje shirit dore qe e chekoje dhe duhet te fusje 15 mije leke minimumi te ai chip, i kishe si kredit. Nga 15 mije leke ata te mbanin 1500 leke komision pa lidhje te ngelnin 13 mije e 500 lek. Merje 1 uje dhe 2 birra kanace, te ngelnin 1500 leke dhe s’blije dot asgje tjetër. Dmth qe nga 15 mije leke, 3 mije leke ti mbanin ata komision llogarite vete. Cfare vjedhje kane bere ne ate koncert 🤦🏻‍♂️. Nuk na dhane as fature. Vjedhje sade fare, une jap leke per te pi, pse duhet te mbajne komision 150 leke sikur po hedh leke ne banke?

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...