Vlonjatët më të “shkathët”, si po fitojnë më shumë nga dhënia e shtëpive me qira; Kërkesë e lartë dhe për vila

Date:

- Advertisement -

Vlonjatët e kanë kapur me shpejtësi tendencën e rritjes së turizmit dhe kërkesës për akomodim në vend, duke kryesuar në numrin e strukturave akomoduese private që janë të listuara për tu dhënë me qira në platformën AirBnb

Në qytetet e mëdha turistike si Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda dhe Gjirokastra, çmimi mesatar i një apartamenti apo shtëpie në Airbnb mund të fillojë nga 30-50 euro për natë.

Për shtëpitë me dy ose më shumë dhoma dhe me pamje, çmimet variojnë nga 50-100 euro për natë, në varësi të ndërtesës dhe komoditeteve që ofrohen.

Nga të dhënat e AirDNA shohim që vetëm në kryeqytet ka 3023 mijë struktura në Airbnb, me 20% të totalit.

Por, duket se janë vlonjatët ata që janë treguar më të shkathët dhe kanë dhënë shtëpitë e tyre me qira. Në qytetin bregdetar, në qershor kishte 4701 struktura të listuara, ose 26% të totalit, e ndjekur nga Saranda, me 2635 listime (17% e totalit).

Durrësi, ndonëse ka një nga hapësirat më të mëdha bregdetare dhe me ndërtime të ngjeshura, kishte vetëm 1701 struktura të listuara, ose 11% të totalit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...