Qazim Laçi është bërë protagonist këtë fundjavë në fitoren 5-2 që Sparta e Pragës fitoi kundër Pardubik në kampionatin çek.
Mesfushori i Kombëtares hyri në pjesën e dytë në fushë dhe në minutën e 57’ u bë protagonist në golin e pestë.
Me një vizion fantastik dhe me një top mjaft të bukur nga thuajse mesi i fushës, Laçi e pasoi drejt Birnaçeviç, i cili po vinte nga krahu i majtë dhe përballë portierit nuk gaboi.
Kjo ishte fitorja e tretë në po kaq ndeshje për Spartën e Pragës këtë fillim sezoni, e cila këtë sezon synon mbrojtjen e titullit.