Një gjest i këngëtarit të njohur Eros Ramazzotti ka revoltuar në masë italianët.
Këngëtari ishte duke performuar në skenën e Teatrit Antik të Taormina-s, kur ka vendosur të këndojë së bashku me vajzën e tij të madhe, Aurora.
Në një moment ai e ka puthur vajzën e tij në buzë. Video është shndërruar menjëherë virale në rrjetet sociale dhe shumë e kanë përgëzuar si një marrëdhënie simpatike babë e bijë.
Por edhe më të shumtë kanë qenë në numër ata që kanë mbetur të shokuar dhe e kanë kritikuar.
“Nuk është normale ta puthësh vajzën në buzë, sidomos në moshë të madhe”, shkruan dikush. Një tjetër thotë se “puthjet në buzë mes prindit dhe fëmijës janë një “JO” e madhe”.
Të tjerë kanë shpërndarë edhe një moment tjetër, kur këngëtari 59-vjeçar e puth vajzën e tij që së fundmi është bërë nënë, teksa ndodhen në skenë.