Burg përjetë për gjermanin që vrau shqiptarin në Freiburg

Date:

- Advertisement -

Një 30-vjeçar gjerman që vrau të dashurin shqiptar të ish-partneres së tij në rrugë në Freiburg-Betzenhausen është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në janar në rrugën përballë banesës së gruas në Freiburg. Viktima, një 31-vjeçar shqiptar nga Kosova, ka ndërruar jetë menjëherë në spital.

30-vjeçari gjerman ka shkuar me makinë në banesën e ish-partneres së tij dhe partnerit të saj të ri. Ai donte të shihte vajzën e tyre tetëvjeçare. Por vajza nuk donte ta takonte dhe shqiptari shkoi ta largonte 30-vjeçarin.

Por papritur ai nxori një pistoletë nga xhaketa e tij dhe e qëlloi burrin në kraharor në një distancë të afërt.

Shqiptari dhe partnerja e tij kanë së bashku një djalë, i cili ditën e krimit festoi ditëlindjen dhe mbushi një vjeç.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...