Më 22 Korrik të këtij viti në një operacion policor të koduar “Plazh i lirë”, policia sekuestroi 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjipesë.
Por jo vetëm kaq pasi policia procedoi në gjendje të lirë edhe 4 persona pasi secili prej tyre në pjesën e plazhit të Gjipesë, që kishin në pëdorim kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Por kur kanë kaluar vetëm pak javë nga ky operacion kaq i bujshëm, çadrat dhe shezlongët janë rikthyer sërish në plazhin e Gjipesë.
Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur pamje që tregojnë se në plazhin e ‘pastruar’ nga policia, pronarët e bisneseve i janë rikthyer normalitetit pasi kanë vendosur sërish çadra dhe shezlongë.
Ndërkohë qytetarët thonë se lokalet prej druri në plazh janë krejtësisht pa leje pasi zona është e mbrojtur.
Mesa duket askujt nuk i intereson për policinë ose kjo e fundit bën “show” sa për t’u dukur para qytetarëve.