Droga që çon vajzat në shtrat”! Prindër bëni kujdes, MDMA po shitet si “Paracetamol” në clubet e Tiranës!

Date:

- Advertisement -

Policia ka kryer një operacion të madh kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike duke arrestuar pesë persona, ndërsa janë kapur më shumë se 1 000 tableta MDMA, ose siç njihet një gjuhën e përditshme, ekstazi.

Shqipëria është kthyer në një parajsë të trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narktoike duke u renditur në vendet e para të tabelës për konsumin e kokainës, ndërsa vitet e fundit është shtuar ndjeshëm edhe përdorimi i asaj që duhet “droga e të rinjve” ose ekstazia, e cila përdoret kryesisht gjatë festave, mbrëmjeve nëpër club-e dhe ambiente të ngjashme, raporton AlbEu.com.

Shpesh, nëpër rrjetet sociale qarkullon edhe një legjendë, për tableta që u hidhen vajzave në pije gjatë festave, me qëllim përfitimin prej tyre për të kryer marrëdhënie seksuale.

Bëhet fjalë pikërisht për këtë lloj droge, pra MDMA.

Por, cilat janë efektet e MDMA-së në trurin e njeriut dhe përse thuhet që është droga që çon vajzat në shtrat?

Një fakt i tillë nuk është vërtetuar, por është e vërtetë që mënyra se si ndikon MDMA në trurin e njeriut, e bën atë që të ndjehet më i afërt me personat që e rrethojnë edhe nëse nuk kanë ndonjë lidhje më parë.

MDMA apo ekstazia, rrit energjitë e trupit, e bën personin që e konsumon më të gjallë por edhe shton kohezionin në grupin e personave që e konsumojnë. Studimet kanë treguar se ata që konsumojnë ekstazi, ndjehen më të gjallë dhe shoqërisht më afër me njeri-tjetrin.

Duket se këto nis edhe idea se është pikërisht kjo drogë që përdoret ndaj vajzave për t’i çuar në shtrat.

Ndryshe funksionon Methanmetamina për shembull. Edhe pse ngjajnë njëlloj dhe efekti është i ngjashëm sa i përket energjisë në trup, Methanmetamina i bën përdoruesit më të mbyllur në vete, kurse MDMA-ja, më të hapur ndaj personave që kanë përreth.

Fakt është që ekstazia përdoret gjerësisht tashmë në Shqipëri dhe çdokush duhet të njohë efektet negative të saj në trurin e njeriut pasi studimet tregojnë se MDMA krijon edhe efekte haluçinante në tru. /albeu.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...