Ndonëse këto ditë është trumbetuar për fluksin e turistëve të huaj në vendin tonë, përfshirë edhe italianët, një tjetër panoramë na është shfaqur orët e fundit.
VIDEO nga momenti kur ikin italianet pa paguar
Disa turistë italianë të cilët kanë shkuar në një restorant në Berat, pasi kanë konsumuar darkën janë larguar pa paguar faturën.
Restoranti ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon ku shihet edhe momenti kur largohen.
Gjithashtu bashkangjitur videos shkruhet: ““Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale. Duhet thënë se të rinjtë kanë qenë me fat që nuk janë ndjekur nga të zotët e punës, që nuk e kanë pritur këtë lojë të hidhur për shërbimin e tyre”.