Arbnor Muja debuton në ndeshjet e shtatorit, ja prapaskena që e bindi të vishet kuqezi

Date:

- Advertisement -

Arbnor Muja është lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare. Gazeta mëson se 24- vjeçari është pjesë e listës së Silvinjos për dy ndeshjet e muajit shtator që ekipi kombëtar do të luajë, në transfertë ndaj Çekisë më 7 shtator dhe me Poloninë në “Air Albania” tri ditë më vonë.

Sulmuesi i krahut të djathtë, i cili luan për Antverpin në Belgjikë, ka tërhequr vëmendjen e trajnerit brazilian, që e ka në listë për grumbullimin e radhës, i cili pritet të nisë më 29-30 gusht. Muja, i cili është thirrur nga Kosova, por nuk ka zbritur për asnjë minutë në fushë, ka zgjedhur që të përfaqësojë Shqipërinë, teksa në rolin e tij duhet të konkurrojë Jasir Asanin, një lojtar, i rekrutuar po ashtu nga Silvinjo këtë vit.

PRAPASKENAT- Fillimisht ka qenë ndihmësi i Silvinjos, Pablo Zabaleta, ai që ka shkuar dhe ka takuar nga afër Arbnor Mujën dhe e ka bindur që të kalojë te Kombëtarja shqiptare. Paraqitjet e mira në Belgjikë, ku brenda një sezoni ai fitoi titullin kampion, Kupën dhe Superkupën me Antverpin, rritën më shumë shanset që Silvinjo të gjejë një vend për të. Edhe pse dëshira ishte që Muja të vinte që në ndeshjet e qershorit, pengesë u bë pasaporta shqiptare, të cilën lojtari i lindur në Mitrovicë nuk e kishte.

Ndërkohë, mësohet se ditën e martë ai ndodhej në Shqipëri dhe ka aplikuar për marrjen e nënshtetësisë, teksa menjëherë është kthyer në Belgjikë për të vijuar përgatitjet me klubin e tij Antverp, pasi përpara ka “play off”–in e Ligës së Kampioneve. Kështu që kjo problematikë u kalua dhe sulmuesi do të jetë gati për Shqipërinë në muajin shtator dhe nuk do të ketë asnjë pengesë tjetër. Më parë ai është thirrur nga Kosova në muajin mars, por nuk ka debutuar me ekipin e parë dhe në karrierën e tij numëron 6 ndeshje me Kosovën U-21. Ndërkohë, Arbnor Muja, para se të transferohej në kampionatin belg, luante për Dritën në Kosovë, ku shkëlqeu në ndeshjet kualifikuese të Europa League. Sakaq, sulmuesi i djathtë ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut në Superiore, ku me korçarët ka luajtur vetëm 11 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Në shtator do të nisë një kapitull të ri, atë me fanellën kuqezi.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...