Lajmi i turistëve italianë që u larguan nga restoranti në Berat pa paguar, ka marrë vëmendjen edhe të medias britanike BBC.
“Në një akt unik diplomatik, qeveria italiane ka shlyer faturën e restorantit të katër turistëve italianë në Shqipëri që janë larguar pa paguar. Darka dhe shëtitja në qytetin e Beratit bënë bujë në të dy vendet. Muhabeti bëri që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ta ngrinte atë me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, teksa ajo ishte për vizitë në vend. Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit të saj “shkoni dhe paguani faturën për këta idiotë. Ambasada e Italisë në Shqipëri konfirmoi në një deklaratë se kishte paguar faturën, raportohet se rreth 80 euro (68 £), në emër të qytetarëve të saj”, shkruan BBC.
4 turistët, pasi konsuamuan darkën në restorantin Guva në Berat, u larguan fshehtazi nga restoranti duke vrapuar pa kryer pagesën e faturës për ushqimet që konsuamuan. Kujtojmë se restoranti publikoi në rrjetet sociale videot e kamerave të sigurisë dhe denoncoi publikisht turistët italianë që ishin larguar pa paguar faturën e ngrënies. Pas kësaj, Ambasada Italiane njoftoi se ka bërë pagesën në restorantin në Berat.