Redjon Bello, personi që shihni në foto është efektivi i policisë që u arrestua mbrëmjen e kaluar pasi në biznesin e tij në Sarandë shpërndante drogë.
24-vjeçari punonjës policie me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë lokalin e ndërtuar mbi det në “Secret Beach” e shfrytzëzonte për të shpërndarë drogë.
Në këtë veprimtari, polici bashkëpunonte me një 23-vjeçar, Sejdi Vocka, i cili u arrestua bashkë me të, në ambientet e lokalit.
Në lokalin e tyre që ishte kthyer në pazar droge, u sekuestruan rreth 100 doza kanabisi, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lek./Burimi i lajmit: https://shqiptarja.com/lajm/shiste-bashke-me-nje-tjeter-kanabis-ne-lokalet-e-nates-ne-sarande-arrestohet-polici-dhe-bashkepunetori-i-tij