Mbrëmë në Kavajë shtetasit me iniciale D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., 35 vjeç,dhunuan 49-vjeçarin Zenel Lushkja.
Shkaku i sherrit mësohet se ka qenë shuma e parave prej 25 mijë eurosh dhe të rinjtë kanë përdoru mjete të forta dhe grushte.
Konkretisht Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja dhe për këtë ka nisur edhe sherri.
Lidhur me borxhin, personat në fjalë kanë debatuar dhe në konflikt e sipër Lushkja e ka dhunuar me shkop bejsbolli Habibin.
Gjatë sherrit, në ambientet e lokalit kanë qenë edhe persona të tjerë të cilët janë përpjekur për të shuar sherrin, por e kotë.
Pas zënkës në lokal, sherri ka vijuar edhe jashtë tij ku disa orë më vonë, Lushkja i ka dëmtuar Habibit edhe makinën.
Policia po heton lidhur me ngjarjen për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë në pranga Danjel Habibin dhe shtetasin Q. B., rreth 35 vjeç.
I dhunuari, Zenel Lushkja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës dhe është jashtë rrezikut për jetën.