Në një kohë kur riviera shqiptare po “vlon” nga fluksi i turistëve të huaj, Flavio Briatore, një nga biznesmenët më të njohur italian ka deklaruar se ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar këto ditë të nxehta gushti.
Në një kohë kur riviera shqiptare po “vlon” nga fluksi i turistëve të huaj, Flavio Briatore, një nga biznesmenët më të njohur italian ka deklaruar se ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar këto ditë të nxehta gushti.
Biznesmeni i njohur Italian, Flavio Briatore, tha se do vinte për pushime në Shqipëri ku shërbimet janë të shkëlqyera, deti njësoj si në jug të Italisë dhe mikpritja e jashtëzakonshme.
I ftuar në emisionin ‘Zona Bianca’ në Rete4, biznesmeni 73-vjeçar i njohur për jetën e pushimet luksoze pohoi se e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe se nuk do kishte asnjë problem të vinte të pushonte në bregdetin shqiptar.
“Pushimet në plazh në Shqipëri, deti atje është i njëjtë me atë që kemi në Puglia, Sicilia, Calabria, nuk ndryshon shumë.Unë e njoh mirë Shqipërinë, shërbimet janë shkëlqyera. Unë besoj se secili duhet të shtrijë këmbët sa ka jorganin. Për fat të keq në Itali ka pasur rritje të mëdha çmimesh. Unë do shkoja pa asnjë problem t’i bëja pushimet në Shqipëri. Atje ka një det shumë të bukur. Shqipëria është pak a shumë si Italia 10-20 vite më parë, Rimini, Riçione, mikpritje e jashtëzakonshme. Nuk kam asnjë problem t’i bëj pushimet në Shqipëri” – tha Briatore në emisionin ‘Zona Bianca’ në Rete4./shqiptarja.com