Aksidenti i rëndë me motor, humb jetën 36-vjeçari shqiptar në Itali

Date:

- Advertisement -

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor në Itali.

Armando Kola u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’, ndërsa ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30.

Shkodrani humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Edhe pse një infermier që po udhëtonte në rrugë në momentin e aksidentit i dha ndihmën e parë në kohë si dhe autoambulanca nuk u vonua vendin e ngjarjes, fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend. Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por nuk pati dëme.

Trupi i pajetë i motoçiklistit të ndjerë u transferua në morgun civil. Policia po heton dinamikën e aksidentit për të zbardhur detaje të reja.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...