“Unë jam Erzen Dobi, ta heq bluzën, dalim jashtë”/ Mjeku “trim” në Durrës kërcënon pacientin

Date:

- Advertisement -

Kohët e fundit janë regjistruar jo pak raste kur bluzat e bardha në Shqipëri kanë rënë pre e dhunës nga të afërmit e pacientëve, por së fundmi është regjistruar një rast i kundërt.

Siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ, një pacient i cili kishte rreth 4 orë që priste të bënte një skaner, jo vetëm që nuk po merrte shërbimin por kërcënohet rëndë nga mjeku në mënyrë ordinere.

Mjeku i cili vete identifikohet si Erzen Dobi, kërcënon pacientin si “trim” duke e pyetur nëse donte ta hiqte bluzën e të dilnin jashtë për t’u rrahur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në mjediset e Spitalit Rajonal Durrës.

Episodi bëhet akoma më i rëndë pasi pacienti ishte zjarrfikës i cili u ndje keq në orarin e punës dhe u dërgua me ambulancë në spital.

Sipas dëshmitarëve, zjarrfikësi u la rreth 4 orë pa i bërë skanerin ndonëse e kishte kartelën të firmosur nga mjeku neurolog por mjekët e sorrollasnin dhe në fund nuk ia bënë fare skanerin.

“Shikoni si trajtohet nje zjarrfikes ne detyre nga spitali ne Durres. Para nje ore. Kishte 4 ore qe priste nje zjarrfikes per nje skaner… Kishte kartelen te firmosur nga mjeku neurolog por keta te grafise e sorollaten dhe ne fund nuk ja bene….. Zjarrfikesin e mori ambulanca mbasdite ne stacion se kishte dhimbje dhe e lane 4 ore pa kujdes. Kur me ne me uniforme dhe ne detyre sillen keshtu po me nje qytetar te thjeshte?” thuhet në mesazhin e denoncuesit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...