Gazetari Kikia: Erdhen, pane, iken: “E shtrenjtë, e ndotur dhe plot me mashtrues”.

Date:

- Advertisement -

Nje fushate promovimi nen etiketimin “Maldivet e Europes” nxiti shume turiste te vizitojne skajin me jugor te vendit, Ksamilin. Padyshim qe te gjitheve na u perkedhel ndjenja e krenarise nga keto etiketime te mediave te huaja dhe agjencive te medha turistike.
Nisur nga qellimi i mire, qeveria shtyu nje promocion ne rrjet dhe mbulim maksimalisht pozitiv mediatik te fluksit te turisteve dhe “cmimeve te uleta ne Maldivet Shqiptare”, dhe neper ekrane nuk u ekspozua thuajse asnje problematike mbi sektorin(kritika nuk eshte antireklame, por sherben per tu permiresuar).
Por ndodhi ajo qe pritej.
Ata qe erdhen e pane se as Ksamili nuk eshte Maldive apo Karaibe as Saranda nuk eshte Majemi. Kete ne e dime, madje dime se Ksamili eshte zona me tipike e kaosit urban informal, shembulli me tipik i modelit “Bathore”, nje xhungel qe me shume se me Maldivet ngjan me periferite e qyteteve te mbipopulluara indiane.
Komentet e pushuesve te huaj dhe eksperiencat e tyre ulen vleresimin e platformes turistike “Trip Advisor” nga 5 ne 2 per Ksamilin, vetem brenda kesaj vere. Ja njeri prej vleresimeve, nje pushues britanik:
“Mos u besoni videove në internet. Edhe pse apartamentet janë ‘të lira’, ju do të humbni një shumë të çmendur parash në ‘restorante’ (zgara me ushqim të shpejtë me cilësi të ulët në fakt). Pothuajse të gjithë këtu do të përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive (këta të fundit vijnë te njerëzit në stacionin e autobusit, duke u thënë turistëve se autobusi është anuluar në mënyrë që ata të mund të paguajnë 30+ € për udhëtim 15-20 minutash). Plazhet janë të mbipopulluara dhe nëse nuk paguani 25 € për shezlong, do t’ju vizitojnë rojet e sigurisë, megjithëse asnjë plazh nuk është privat”.
“Maldive” nuk te ben vetem natyra e bukur, aq me shume vetem nje cep i zones turistike qe reklamohet ane e kend mediave e portaleve edhe nderkombetare. Maldivet jane simboli i turizmit elitar boteror, i shtrenjte padyshim dhe ku sherbimi eshte i shkalles superiore.
E mendoni dot nje vend turistik ku pushuesi nga Gjermania prenoton ne Prill dhe kur vjen ne Korrik nuk e gjen dhomen te lire, sepse erdhi dikush tjeter qe i dha pronarit pazar me te mire?
Nderkohe, promovimi i forte i cmimeve te uleta (qe s’jane te uleta ne fakt) rrezikon te shkaktoje nje rritje te forte te cmimeve vitin tjeter, edhe pa koeficentin e mashtrimeve.
Te shesesh dicka qe nuk e ke, eshte mashtrim. Kjo strategji mund te rezultoje e sukseshme kete vit, por nuk mund te jete afatgjate. Dhe ne nuk mund te ecim me “ia hodhem dhe kete vit”. Reklama “fake” kthehet shpejt ne bomerang. Ndaj duhet te ndryshojme strategji sa nuk eshte vone, duke synuar permiresimin e infrastruktures dhe rritjen e standardit te sherbimeve, ndryshe vitin tjeter e ne vazhdim bejini shu…. Maldiveve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...