Rita Ora është vënë në qendër të kritikave orët e fundit pasi ka performuar me flamurin serb mbi trupin e saj.
VIDEO nga performanca e Rita Ores me flamurin e serbit
Këngëtarja shqiptare ka performuar mbrëmjen e djeshme në Hungari në Festivalin e të Rinjve në Szeged.
Gjatë interpretimit asaj iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.
Këngëtarja e mori atë dhe e vendosi madje në krah duke e marrë edhe në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale, pasi është marrë si mosrespekt ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb.