Këndoi me flamurin e Serbisë, Rita Ora: Nuk e pashë cilit shtet i përkiste

Date:

- Advertisement -

Në rrjet u publikua një video ku shihej se këngëtarja shqiptare Rita Ora, kishte hedhur në krahë flamurin serb. Në Festivalin e të Rinjve në Szeged, në Hungari, ajo u filmua me flamurin e Serbisë. Ky gjest ka zhgënjyer fansat e saj, të cilët e kryqëzuan në rrjet me komente negative. Pas kësaj ka ardhur reagimi vetë këngëtares shqiptare nga Kosova.

Rita Ora është shprehur se ka menduar fillimisht se flamuri ishte i Hungarisë. Këngëtarja me famë ndërkombëtare, thotë se është shqiptare krenare dhe se e ka marrë në dorë flamurin pa e parë qartë se kujt shtet i përkiste. Ndër të tjera, Ora është shprehur se gjesti i saj në koncert nuk ishte mosrespekti ndaj shqiptarëve

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez.Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, ak deklaruar Rita Ora.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...