Pasditen e djeshme në via Cilea, një rrugë e vogël pak hapa larg qendrës së Sirolos në Ankona u regjistrua një tragjedi.
Pas një sherri, shqiptari Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar, humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë.
Konkretisht makina ku ndodhej autori i vrasjes kishte bllokuar trafikun dhe nuk i jepte përparësi automjeteve të tjera.
Pas kësaj, mes autorit dhe shokut të shqiptarit ka pasur një përplasje fizike dhe për të shuar konfliktin është futur shqiptari.
Në këtë moment autori e ka goditur shqiptarin me pushkë peshkimi duke i shkaktuar vdekjen.
Autori i ngjarjes është një 30-vjeçar algjerian me banim në provincën e Ankonës i cili u kap pak para orës 21.