Athinë/ Plagoset një shqiptar, anëtar bandash dhe një 20-vjeçare greke!

Date:

- Advertisement -

Në Athinë, një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me dy të plagosur, ngjarja zuri vend në lagjen “Ampelokipi” aps ores 20.00, jashtë shkollës së Panormou në Athinë.

Policia greke është njoftuar për të shtëna me armë dhe pasi ka shkuar në vendngjarje nuk ka gjetur asgjë.

Por, pak më pas, është njoftuar nga spitali për dy të plagosur, një 20-vjeçare greke me plagë në kofshën e djathtë dhe një shtetas shqiptar 32-vjeçar me plagë në shpatull.

Sipas vajzës, të dy nuk njihen me njëri-tjetrin, kanë qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes dhe në veçanti pranë një parku në kryqëzimin e rrugës Panormos dhe Larisis, kur janë goditur.

Oficerët e Sigurimit përmes kamerave në zonë dhe dëshmitarëve që janë në kërkim po tentojnë të përcaktojnë rrugën e të armatosurit për të arritur në gjurmët e tij, ndërsa përmes profilit të shqiptarit po tentojnë të shohin nëse plumbat lidhen me të kaluarën e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...