Qyteti Studenti bëhet gati të presë studentët për vitin e ri akademik.
Të hënën nisin regjistrimet për të gjithë ata që do të zgjedhin të akomodohen në godinat e Qytetit Studenti dhe numri i kërkesave duket të jetë e lartë këtë vit, pasi çmimet e shtëpive me qira në kryeqytet kanë pësuar një rritje të ndjeshme, ku çmimi më i ulët nis me 350 euro dhe kjo në zona periferike.
Kam gjetur një shtëpi këtu afër Qytetit Studenti po janë shumë shtrenjtë. E ndaj me një shok. Në Fresk është 300, në Astir 350”, tregon një student.
Edhe pse studentët zgjedhin ta ndajnë pagesën e qirasë me dy tre shokë, hasin në kundërshtinë e pronarëve të apartamenteve, të cilët nuk preferojnë të akomodojnë disa persona në pronën e tyre. / Top Channel