“Djali im do të debutojë me gol kundër Çekisë”! Babai i Arbnor Mujës tregon si u zgjodh Kombëtarja: Erdhi dhe më pyeti, Shqipëria është shteti ynë

Date:

- Advertisement -

Arbnor Muja ka ndezur peshë zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë. Pasi arriti të kalonte në grupet e Champions League me Antwerp dhe pasi u shpall kampion në elitën e Belgjikës me këtë ekip që drejtohet nga Van Bomel, sulmuesi shqiptar i është bashkangjitur Kombëtares së drejtuar nga Silvinjo.

Një lojtar me potencial të madh dhe ar.më shtesë për trajnerin brazilian, ndërsa “Sport Ekspres” ka zhvilluar intervistë me babain e futbollistit, Naser Mujën, për të na treguar më tepër rreth Arbnorit. Naseri na tregon se pengu i tij për t’u bërë futbollist u kthye në një dashuri të ushqyer për fëmijët, që nuk mund të kishin një tjetër rrugë përveç asaj të fushës së blertë.

“Unë kam qenë adhurues i madh i futbollit, por kushtet ishin të tilla që nuk mund t’i realizonim qëllimet tona për t’u bërë futbollist. Doja që fëmijët e mi të shkonin larg në futboll dhe për fat, Arbnori është në rrugë të drejtë. Por nuk është vetëm Arbnori, është edhe Ardiani që luan te Prishtina. Megjithatë Zoti ka dashur që Arbnori të shkojë kaq larg dhe do të arrijë edhe më lart.

Ka qenë pengu im që nuk u bëra dot futbollist dhe prandaj doja që djemtë e mi të merreshin me patjetër me futboll, prandaj i kam ndjekur që të vegjël hap pas hapi që nga mosha 5-vjeçare. Prindërit nuk kanë pasur mundësi të na përkrahin atëherë, ishte kohë e vështirë.

I kam ndjekur që nga mosha 5-vjeçare që t’i bashkoheshin futbollit, por të dy djemtë kanë qenë edhe nxenësa shumë shembullor. Nuk ia kam “ndarë” unë që të zgjidhnin vazhdimin e shkollës apo futbollin, e vendosën vet në fund. Arbnori ka qenë një fëmijë shumë energjik, dallonte mbi të tjerët. Kur ishte 7-vjeç më thoshte: “Kam për t’u bërë futbollist mirë, keni për ta parë se kush është Arbnori”. E merrnim me shaka dhe unë e ngacmoja: “Hë se ti vetëm fjalë ke”, thotë me batutë Naseri.

Por si vendosi Arbnori që t’i bashkohej Shqipërisë? Pasi ishte pjesë e Kosovës, sulmuesi zgjodhi që të vishte ngjyrat kuqezi. Naseri tregon se djali e ka pyetur duke i marrë një mendim rreth vendimit përfundimtar, por në fund ka vendosur gjithçka vetë.

“Shqipëria dhe Kosova është një, ne kemi luajtur për 15 vite në një Kombëtare bashkarisht. Është një ekip i shtëpisë tonë, i zemrës tonë, jo i një shteti tjetër. Arbnori nuk mund ta gjente veten te Kosova, nuk u përshtat dot. Nuk e di nëse i ka pasur fajet trajneri që ka qenë apo tjetërkush. Më pyeti: “Çfarë të bëj?”. I thashë: “Zgjedhja është e jotja, Shqipëria është shteti jonë gjithashtu”. Arbnori vendosi dhe Shqipëria do të ketë një djalosh që do të jap gjithë forcën e tij për këtë Kombëtare. Kur erdhi në Tiranë për të bërë pashaportën, Arbnori është takuar edhe me Silvinjon, trajneri e vlerëson shumë. Kam një ndjesi që nëse Arbnori debuton kundër Cekisë, do të shënojë. Është i pandalshëm në ndeshje të mëdha. Kemi shumë shanse për t’u kualifikuar në Europian, për mua ne do të kualifikohemi. Dua që Arbnori të më kthehet me një gol me fanellën e Shqipërisë”, tha Naseri. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...