Me fillimin e vitit të ri shkollor, të rinjtë e moshës 11 deri në 18 vjeç në Romë mund të udhëtojnë falas me autobus, metro, tramvaj dhe trolejbus.
Kështu Roma do të jetë qyteti i parë revolucionar në Itali, ku nxënësit deri në moshën 19 vjeç do të udhëtojnë falas në mjetet e transportit publik përgjatë gjithë vitit shkollor.
Mediat italiane shkruajnë se sipas ligjit në fuqi në mjetet e transportit publik janë të detyruar të paguajnë biletën fëmijët nga moshat 11 vjeç e deri në moshë madhore. Abonimet mujore të transportit publik sipas të ardhurave familjare shkojnë nga 150 deri në 250 euro e për familjet me dy fëmijë adoleshentë në shkollë, kosto mujore për lëvizjen e tyre është 500 euro.
Ky vendim i bashkisë së kryeqytetit italian favorizon këtë fashë të rinjsh dhe sipas parashikimeve, do të përfitojnë rreth 400 mijë nxënës romanë. Gjithashtu një fond prej 2 milionë euro është miratuar për të ndihmuar të rinjtë me familje me të ardhura të ulëta, për të frekuentuar gratis kurse sportive.