Klajdi Bitri përcillet mes lotësh për në banesën e fundit. Balla-familjarëve: Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali

Date:

- Advertisement -

Mes dhimbjes e lotëve është kryer ceremonia mortore e të riut Klajdi Bitri në qytetin e tij të lindjes. Miq e shokë i dhanë lamtumirën e fundit 23-vjeçarit nga Lushnja që u vra në Itali të dielën e kaluar

Mësohet se bashkia e Lushnjes ka dhënë 5 milionë lekë të vjetra për shpenzimet e varrimit të Klajdit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ngushëlluar nga afër prindërit e të riut dhe u ka shprehur gatishmërinë e shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre dhe për çdo nevojë që ata do të kenë.

“Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që drejtësia të shkojë në vend”, është shprehur Balla gjatë vizitës së tij në banesën e Klajdi Bitrit.

“Është një dhimbje që kurrë s’ka për t’u shuar”, iu drejtua Balla familjarëve.

Ndërkohë babai i Klajdit ritheksoi se nuk heq dorë derisa të gjejë drejtësi për djalin e tij.

Kujtojmë se i riu u vra nga një algjerian me shtizë peshkimi teksa ai thjesht po përpiqej të shuante një sherr mes algjerianit dhe mikut të tij italian.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...