- Advertisement -
Florian Marku është rikthyer më i fortë se më parë. Boksieri shqiptar ka zhvilluar një ndeshje boksi kundër Dylan Moran në mbrëmjen e sotme. Marku arriti që të fitonte dhe vazhdon të mbetet i pamposhtur.
Vetëm 54 sekonda i janë nevojitur Markut për të mbyllur gjithçka. Goditjet e njëpasnjëshme e vendosën “në gjumë” Moran, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.
- Advertisement -