Kanë mjaftuar 54 sekonda për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dilan Moran, të mbajtur në MançesterArena.
Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar.
Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë.
“Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua. Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”, tha ai.