Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Një qytetar nga Lushnja, i quajtur Ermal Metaj kërkon ndihmën e shqiptarëve pasi prej 4 muajsh është i pastrehë.
Ai thotë se mamaja e ka nxjerrë nga shtëpia pasi nuk ka pranuar lidhjen e tij me një vajzë e cila vuan nga epilepsia.
Sipas tij, nëna prej 3 muajsh është larguar në Itali dhe i ka kyçur shtëpinë duke e lënë në mes të rrugës.
Ai ka kërkuar ndihmë edhe në polici për këtë çështje por nuk ka gjetur zgjidhje pasi policia nuk mund ta hapë shtëpinë pa patur një urdhër nga e zonja e saj.
Ermali thotë se prej 4 muajsh fle në stolat e urgjencës së spitalit të Lushnjes bashkë me gruan e tij.
Gjatë ditës ai thotë se qytetarë të ndryshëm e ndihmojnë me ushqim e ujë por nuk ka ku të flejë pasi gruan e ka të sëmurë.
Apeli i mbërritur në redaksinë tonë:
Beni nje apel publik se gjyna kan 3 muaj flen te spitali. Numer skan se e kam shit thot. Vetem ktu te spitali gjen nat per nat. Po patet mundesi beni 1 apel se shum gjyna tu gjejn ndonje shpi te pakten. Tek spitali lushnjes. Te urgjenca. Ktu jan nat per nat. Jan ne gjendje shum te keqe un mementalisht ktu jam se kam sjell dike. Po neqoftese behet gje mund ti gjej. Se skan mundesi kontakti tjeter. Ne qoftse ka mundesi tbehet ndonje gje me thonibose mund tvini vet ta vertetoni si rast