“Do të shkojmë 100% për fitore”, Zabaleta kërkon tre pikët në Çeki: Duam lojë të bukur, prandaj kemi futur Asllanin dhe Bajramin

Date:

- Advertisement -

Pablo Zabaleta ka folur për mikrofonin e “Supersport“-it në një lidhje direkte nga Praga. Zëvendës trajneri i Kombëtares shqiptare ka konfirmuar se ekipi do të hyjë në fushë për të fituar. Ai shpjegon se Silvinjo dëshiron lojë të bukur, prandaj ka hedhur nga minuta e parë në fushë Asllanin, Bajramin dhe Asanin. Gjithashtu, Zabaleta ka sqaruar edhe kalimin e shiritit të kapitenit në krahun e Berat Gjimshitit.

“Shiriti i kapitenit? Më parë ishte Hysaj, tani është Gjimshiti. Nuk është një vendim përfundimtar. Shqipëria ka 4-5 lidera që mund të mbajnë shiritin e kapitenit. Shiriti do të qarkullojë mes tyre. Me 100% që do të shkojmë për fitore. Kemi lojtarë shumë të mirë. Duam të luajmë futboll të bukur. Prandaj kemi futur Bajramin, Asllanin, Asanin. Pika e fortë e Çekisë është gjatësia, luajnë pas shpinës, të rrezikshëm nga goditjet standarte. Mendoj se 10-15 minutat e para të kësaj ndeshjeje do të jenë vendimtare për këtë ndeshje”, ka deklaruar Pablo Zabaleta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...