Ndeshje shumë e vështirë ajo ndaj Çekisë për trajnerin Sylvinho. Pas sfidës ai tregoi për mediat se kundërshtarët çekë luajnë me ritëm shumë të fortë, por Shqipëria kishte përgatitur strategjinë e saj.
“Fillimisht dua të falënderoj para së gjithash tifozët e shumtë shqiptarë që ishin këtu dhe na mbështetën. Ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë sepse janë kryesuesit e grupit. Ata luanin në shtëpi. Shumë të fortë. Kanë një ritëm shumë të fortë sidomos në fillimin e ndeshjes. Me Poloninë dhe Ishujt Faroe i kanë zgjidhur ndeshjet që në 25 minutat e para dhe luajnë shumë fort në shtëpi.
Kishim përgatitur strategjinë tonë, por ata luajnë me intensitet shumë të lartë. Janë ekip shumë fizik. Mendoj se tifozët kanë parë një ndeshje shumë të bukur. Humbëm atë rast, por edhe ata patën rastet e tyre. Gjithsesi ishte një ndeshje e mirë nga ne. Kemi edhe 4 finale”, tha Sylvinho.