Shqipëria dhe Polonia do luajnë sot në 20:45 në “Air Albania” për grupin E kualifikues të Euro 2024. Në Tiranë dhe konkretisht në Bulavardin “Dëshmorët e Kombit” janë grumbulluar mijëra tifozë të Shqipërisë, që me këngë patriotike po presin orën për t’u futur në stadium dhe për të parë ndeshjen.
VIDEO nga atmosfera e tifozave kuqezi
Ndërkohë që hyrja për në impiant ka nisur pak më vonë se ora 17:00. “Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria”, dëgjohet të thonë tifozët, që kërkojnë një fitore sonte kundër polakëve për të vijuar me rrugëtimin drej Evropianit të Gjermanisë.