Shqipëria luan në “Air Albania” ndaj Polonisë, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e grupit E. Kuqezinjtë synojnë fitoren për të marrë kryesimin e grupit, gjë e cila do ta afronte jashtëzakonisht shumë me Europianin.
Festë e jashtëzakonshme kuqezi, Daku dyfishon shifrat.
Sakaq, Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion. Në portë, fanellën e titullarit e ka marrë Thomas Strakosha që ka zënë vendin e Etrit Berishës, ndërkohë që në vend të Seferit, titullar do të jetë Uzuni.
Pjesa tjetër e skuadrës, do të jetë ashtu si në Pragë, me Mitajn, Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn në mbrojtje. Në mesfushë do të jenë Bajrami, Asllani dhe Ramadani, teksa vecc Uzunit, Asani dhe Cikalleshi udhëheqin sulmin.